Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga

Aktualitet
Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Kukës, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gryk-Çajë, ku një makinë për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i vrarë shoferi 65-vjeçar i makinës, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT