Aksioni "jetim" në Shkodër, 40 mijë rrënjë kanabisi, policia s`di kush i kultivoi

Aktualitet

Aksioni "jetim" në Shkodër, 40 mijë rrënjë

Operacioni policor i koduar me emrin “Koordinata”, është shtrrë në zona të tjera malore të qarkut të Shkodrës. Vëzhgimet në terren dhe nga ajri zbuluan shumë parcela të tjera me kanabis.

Vetëm në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, policia gjeti dhe asgjësoi rreth 16 mijë bimë narkotike. Për pasojë, janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyres” pesë kryetarë fshatrash si dhe një roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura.

Edhe në zonat malore të njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet  policore të Malësisë së Madhe asgjësuan rreth 22 500 bimë Cannabisi. Tre kryetarë të fshatrave si dhe një roje pylli u vunë nën akuzë.

Ndërsa në njësitë administrative Temal dhe Shllak, agjentët në Vaun e Dejës shkatërruar parcela me rerth 2500 bimë narkotike

Në të gjitha këto aksione, policia ka bërë të mundur vetëm zbulimin e parcelave dhe ndjekjen penale të kryetarëve të fshatrave. Por në asnjë rast nuk janë zbuluar kultivuesit e bimëve narkotike, personat që kujdeseshin dhe ruanin parcelat dhe as ata që kanë financuar këtë veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT