PAMJE TË RËNDA! Vajzat fierake bullizojnë bashkëmoshtaren e tyre, e kapin për flokësh dhe e hedhin në ferra: Thuaj të h*ngrsha k**

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Vajzat fierake bullizojnë bashkëmoshtaren e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit ku disa vajza të reja kanë bullizuar dhe dhunuar një bashkëmoshtaren e tyre.

Kjo ngjarje është bërë me dije nga JOQ të cilët në llogarinë e tyre në “Instagram”, kanë shpërndarë disa pamje të rënda, ku tre vajza shihen teksa dhunojnë dhe bullizojnë një tjetër vajzë të re.

Përpos dhunës që kanë ushtruar ndaj saj, tre adoleshentet e kanë detyruar bashkëmoshtaren e tyre që të përdorë fjalë ofenduese. Ato kanë telefonuar një djalë të quajtur Romeo ku dhe i kanë kërkuar adoleshentes që t’i thotë fjalë banale. Më pas njëra nga vajzat, e identifikuar si Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

 “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu...unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time”, dëgjohet Marsi t’i thotë të resë.

Sakaq theksojmë se kjo video është dorëzuar nga JOQ në Policinë e Fierit të cilët janë duke hetuar këtë rast dhe gjatë orëve në vijim pritet një njoftim zyrtar.

 

ME TE LEXUARAT