Zaptimi i hapësirave publike, Rama nuk i "ndahet" Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat

Politikë
Zaptimi i hapësirave publike, Rama nuk i "ndahet" Vlorës:

Prej disa ditësh, zaptimi i hapësirave publike ka qenë në qendër të vëmendjes nga kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë thirrje që qytetarët të marrin atë që i takojnë, dhe pronarët apo e menaxherët e vijës së shërbimeve të kthejnë atë që kanë zaptuar.

Pas një apeli të bërë më herët për Tiranën, për lirimin e trotuareve dhe lulishteve, Rama vjen me një tjetër mesazh, ku në fokus ka Vlorën.

Në platformën X, Rama ka ndarë disa foto ndërsa në mesazhin e tij nënvizon se nuk ka asnjë problem me karriget apo shërbimin në një pjesë të trotuarit si janë edhe në Paris, Londër, apo New York, por kujton se nuk duhet harruar që trotuari është i njerëzve dhe jo i barrikadave, si në Lungomare.

Kryeministri rithekson se është koha për të çliruar trotuaret dhe për të ngritur shërbimin dhe dukje në një nivel të ri dhe të denjë për Shqipërinë turistike.

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

ME TE LEXUARAT