Aksident në "Rrugën e Arbrit", plagoset shoferi i një automjeti dhe pasagjeri! Ja si është gjendja e tyre

Aktualitet

Aksident në "Rrugën e Arbrit", plagoset shoferi i një

Një aksident rrugor ka ndodhur në "Rrugën e Arbërit", ku 32-vjeçari me iniciale E.M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është lënduar pasagjeri që udhëtonte me të.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT