Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi

Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në

Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.

I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ, me 0.00 mg/l.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT