Monika Lubonja rrëfen puthjet me Ndriçim Xhepën: Më tha regjisori a bën film me gjoks jashtë?
Regjimi komunist në Shqipëri e shpalli barazinë gjinore si një prej parimeve themelore të ndërtimit të socializmit.
Megjithatë, jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe ekonomike; nga ana tjetër, kontrolli mbi jetën personale, trupin dhe seksualitetin e saj ishte i fortë dhe i pandërprerë.
Pas viteve 1960, shteti shqiptar inkurajoi masivisht punësimin dhe arsimimin e grave. Megjithatë, këto role nuk ishin shprehje e vetëvendosjes individuale, por e politikës së Partisë së Punës për “emancipimin e kontrolluar”.
Seksualiteti ishte një temë tabu në Shqipërinë komuniste. Edukimi seksual mungonte, dhe bisedat rreth seksit ishin të ndaluara. Aborti ishte i paligjshëm, dhe gratë që ngeleshin shtatzëna jashtë martese stigmatizoheshin dhe shpesh ndëshkoheshin.
Trupi i gruas nuk i përkiste asaj, por ishte subjekt i normave moralizuese dhe politikave pronataliste. Megjithatë në rrëfime të ndryshme gratë shprehen se kanë pasur jetë më të mirë seksuale.
Aktorja e njohur Monika Lubonja rrëfeu në Top Story ka rrëfyer sesi ka qenë kinematografia në kohën e komunizmit.
“Në atë kohë aktorët dhe regjisorët dënoheshin për ato skena. Kur shikoja për shembull teatër popullor të atyre viteve dhe kam parë ‘Natën e 12’ dhe kam qenë shumë e dashuruar kur shihja në skenë momentet e monologut, se po ndjeja që dy aktorët po dashuroheshin.
Kur bëra filmin tim të parë në vitet ’90, dhe putha Ndriçim Xhepën, dhe mendova se duke puthur një mit… po ka akoma nga ato zonja që thonë ke puthur burrin tim. Por ne ende nuk jemi të emancipuar sa i përket filmave me këto skena. Unë puthjen e realizova, por film me gjoksin jashtë nuk e bëra dot”, tha ajo.