Zjarr te Pazari i ri në Tiranë, shkrumbohet banesa

Aktualitet

Zjarr te Pazari i ri në Tiranë, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë private në Tiranën, pranë zonës së Pazarit të Ri, në rrugën Tefta Tashko Koço, pasditen e sotme.

Nuk dihen pse janë shkaktuar flakët e zjarrit.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në zonë për të izoluar flakët. Banesa është dy-katëshe dhe siç bëhet me dije, i përket familjes tiranase Stërmasi.

Deri më tani nuk ka persona të lënduar nga flakët.

ME TE LEXUARAT