Xhensila i uron ditëlindjen Ledri Vulës në formë të veçantë, projekt i ri apo një lidhje e mundshme?!

Showbiz

Xhensila i uron ditëlindjen Ledri Vulës në formë të

Reperi i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen, ndërsa mes urimeve të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat, veçoi urimi i këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj. Ajo publikoi në Instagram një mesazh të thjeshtë, por me shumë domethënie:

“Gëzuar ditëlindjen mbret”, i shoqëruar me një fragment të shkurtër nga një klip, ku të dy shfaqen në momente të afërta dhe me një atmosferë të veçantë intime dhe provokuese.

Xhensila i uron ditëlindjen Ledri Vulës në formë të

Ky veprim i Xhensilës ngjalli menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe shtoi më tej thashethemet për një marrëdhënie personale midis tyre. Që prej disa javësh, mediat dhe fansat përflasin për një lidhje mes dy artistëve, veçanërisht për shkak të afërsisë së tyre por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare apo konfirmim.

Xhensila i uron ditëlindjen Ledri Vulës në formë të

Postimi i këngëtares është komentuar gjerësisht, dhe shumë ndjekës kanë shprehur mbështetjen dhe gëzimin për një çift të mundshëm, duke lënë mesazhe urimesh dhe komplimentesh.

Më herët, Ledri dhe Xhensila kanë punuar së bashku një projekt muzikor shumë të suksesshëm të titulluar '' ma kthe '', ku kemi parë gjithashtu momente shumë të ngrohta dhe të afërta, që kanë ngjallur interes dhe kuriozitet në publik. Foto dhe klipet nga ky projekt janë përdorur shpesh si “provë” për marrëdhënien e tyre të mundshme.

Pavarësisht spekulimeve, të dy artistët vazhdojnë të mbajnë private jetën personale, duke lënë të hapur çdo mundësi, por edhe duke ruajtur fokusin kryesor tek muzika dhe projektet e tyre.

ME TE LEXUARAT