Sekuestrohen banesa, truall e garazhe me vlerë 875 mije euro në Tiranë, pronari i dënuar për vrasje
Pasuri me vlere 875 mije euro ne pronesi te nje personi te denuar per vrasje, vetem 32 vjec, jane sekuestruar nga policia shqiptare ne Tirane.
Lajmi u be publik nga burime zyrtare:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Asset lock”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 000 euro, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.