Aksident në Tiranë/ Makina përplas të moshuarin që po udhëtonte me biçikletë drejt Unazës së Madhe!
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 16:19
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Unazën e Madhe.
Një makinë ka përplasur një të moshuar, që po ecte me biçikletë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur i moshuari.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, ambulanca dhe policia kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit.