Protesta e PD/ Reagon Albana Kociu: Ky zjarr nuk është luftë politike, por shkatërrim i opozitës”

Aktualitet

Protesta e PD/ Reagon Albana Kociu: Ky zjarr nuk është luftë

Për protestën e sotme ka reaguar edhe Albana Kociu në Facebook, ku ka dënuar veprimin e protestuesve dhe e ka konsideruar atë një akt të papranueshëm

 

Sipas saj, marshimi me molotovë drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një formë proteste, por një provokim i hapur që synon përshkallëzimin e tensionit dhe delegjitimin e forcave të ligjit.

Kociu thekson se ata që marshojnë si “çlirimtarë” në rrugët e kryeqytetit janë po të njëjtit që shqiptarët i kanë lënë jashtë skenës politike me votë, dhe ky veprim nuk sjell asnjë reformë apo përparim, por vetëm tension dhe dëmtim të opozitës.

Postimi ne FB

Të marshosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një përpjekje për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Protestuesit marshojnë si “çlirimtarë” në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata që shqiptarët i kanë lënë jashtë skenës politike me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot modern, i cili grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, ka kthyer partinë e parë pluraliste në një “repart zjarrvënësish”.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.

ME TE LEXUARAT