"Dënime deri në tri vjet burg për parkim të dyfishtë në rrugë", Proda: Do ta trajtojmë si krim

Aktualitet

Drejtori i pergjithshem i policise, Ilir Proda, paralajmeroi diten e sotme, se parkimi i dyfishte ne rruge, nje fenomen i perhapur gjeresisht ne Shqiperi, nuk do te penalzohet vetem me gjobe tani e tutje. 

Ai theksoi se parkimi i dyfishte do te konsiderohet si bllokim i qarkullimit dhe levizjes se qytetareve dhe do te dergohet per ndjekje penale sipas nenit 293 te Kodit Penal qe parashiikon denim deri ne tri vjet burg.

"Dënime deri në tri vjet burg për parkim të

Neni 293 i Kodit Penal:

Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Cfare ndodh, bazuar ne urdherin qe deklaroi diten e sotme kreu i policise, efektivat ne terren ne momentin qe do te konstatojne parkime te dyfishta, do te plotesojne dosjet per tia percjelle prokurorise per ndjekje penale, si veper penale apo krim.

Ne kete menyre, pervec gjobes rrugore drejtuesi i mjetit rrezikon denim deri ne tri vite heqje lirie sipas nenit 293 te Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT