DETAJET/ Babai kërkoi me dëshpërim ndihmë në polici, djali 23-vjeçar dyshohet se u rrëmbye dje dhe u vra brenda makinës

Aktualitet

DETAJET/ Babai kërkoi me dëshpërim ndihmë në polici,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ulëzës në Mat, ku trupi i pajetë i 23-vjeçarit, Renis Dobra u gjet në liqenin e Shkopetit, pas denoncimit për zhdukjen e tij nga familjarët.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia, babai i të riut, shtetasi R. D., paraqiti mbrëmjen e djeshme kallëzim në Komisariatin e Matit, duke raportuar se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Menjëherë pas denoncimit, Policia nisi kërkimet, që përfunduan me gjetjen e trupit të pajetë pranë liqenit, ndërsa dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë.

Dyshohet për një rrëmbim të ndodhur ditën e djeshme, çka e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT