Dy makina përplasen në Pogradec, shoferët mbeten të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht.
Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e tre personave.
Të dëmtuarit janë pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident dhe janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Pogradec/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete.
Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.