Emrat/ Goditi me kosore në kokë 39-vjeçarin në lokal, arrestohet autori
Policia ka arrestuar një 56-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me kosore një 39-vjeçar për motive të dobta.
Në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit. Ai dyshohet se goditi me mjetin prerës 39-vjeçarin Paulin Vela duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
I dëmtuari gjithashtu ka pësuar thyerje në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluve, ngjarja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit. Ndërsa mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës, për motive të dobëta, një shtetas, arrestohet 56-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.