Huliganët polakë përdhosën Skënderbeun, Tare: Djemtë shqiptarë duhen liruar, mbrojtën nderin kombëtar

Aktualitet

Huliganët polakë përdhosën Skënderbeun, Tare:

Studiuesi Auron Tare ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen e së enjtes pas ndeshjes Dinamo 1-1 Jagiellonia, ku disa tifozë polakë bënë disa gjeste të pahijshme në përmendoren e Skënderbeut në qendër të Tiranës.

Tare shpreh indinjatën për faktin se kjo ngjarje nuk ka marrë reagimin e duhur, ndërsa kritikon edhe policinë se ka arrestuar të rinjtë shqiptarë që reaguan kundër polakëve. Ai thotë se të rinjtë duhet të lirohen menjëherë pasi u përpoqën që të mbrojnë nderin kombëtar dhe madje duhen falenderuar për reagimin e tyre ndaj polakëve.  

“Vetëm një populli i tredhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar. Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim. Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve.”, shkruan Tare.

ME TE LEXUARAT