Hyri me makinë në korsinë e biçikletave, taksisti shoqërohet në polici dhe merr gjobën “e kripur”
Policia ka shoqëruar në komisariat dhe ka gjobitur me 140 mijë lekë të rinj një drejtues taksie, i cili hyri me mjetin që po drejtonte, në korsinë e biçikletave. Shërbimet e qarkullimit rrugor u vunë në lëvizje pas publikimit të videos në rrjete sociale.
Njoftimi i policisë:
Lëvizi me taksi, në korsi të biçikletave, ndëshkohet me masë administrative 14 000 lekë, drejtuesi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një taksi duke lëvizur në një korsi të dedikuar për biçikleta, sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.