I dogji komshiut shtëpinë, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Aktualitet

I dogji komshiut shtëpinë, arrestohet 52-vjeçari në

Sipas informacionit të policisë mësohet se shtetasi J.M., duke djegur mbeturina bimore në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrolli duke djegur banesën e shtetasit I.Q.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësive ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manez arrestuan shtetasin:

J.M., 52 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ditën e djeshme duke djegur mbeturina bimore në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrrollit duke djegur banesën e shtetasit I.Q”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./topchannel.

ME TE LEXUARAT