I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, dalin pamjet e Ramës në Armeni, pritet nga kryeministri Pashinyan

Aktualitet

I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, dalin pamjet e

Kanë dalë pamjet e para nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Yerevan të Armenisë.

Kryeministri Rama është pritur në Armeni nga kryeministri i vendit, Nikol Pashinyan, i cili ka ndarë edhe pamje nga pritja e lidërëve nga mbarë bota, që do të marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në datat 4-5 maj.

Rama ka mbërritur në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ky takim i 8-të ka mbledhur udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.

ME TE LEXUARAT