I përfshirë në një vrasje, e shkuara e 40-vjeçarit të vrarë në Elbasan
Lulzim Bitri, viktima e dytë e atentatit në Elbasan rezulton person me precedentë të mëparshëm penal.
Lulzim Bitri është arrestuar në vitin 2018 në Tetovë të Maqedonisë, pasi u përfshi në një përplasje me armë zjarri në Tetovë.
Në atë kohë përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.
Ne atë periudhë mbi Bitrin rendoi akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim.
Ekzekutimet në Elbasan
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti.
Ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine, e cila është gjetur e djegur.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane sekuestruar kamerat e sigurise me qellim zbardhjen e plote te rrethanave te krimit.