Tjetër ngjarje tragjike, i zuri poshtë kanali i shembur i HEC-it në Gramsh, gjendet trupi i pajetë i punëtorit!
Lajmifundit
/
10 Maj 2025, 14:36
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një hidrocentrali në fshat është shembur dhe si pasojë dyshohet se dheu ka zënë poshtë dy punëtorë.
Zjarrfikësja dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të njërit prej punëtorëve.
Pak ditë më parë një tragjedi e tillë ka ndodhur në Klos, ku shembja e një masivi minerali, zuri poshtë një 29-vjeçar që po punontë aty me fadromë.
Trupi i pajetë i Ardit Beshirit u gjet pas 6 ditësh kërkimesh, që u asistuan edhe nga Forcat Speciale të Kosovës