Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksidentin tragjik ishin të afërm të Pjerin Ndreut: Tronditëse për ne...
Lajmifundit
/
2 Janar 2026, 13:36
Aktualitet

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, ku çiftit të bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini, u morën jetën pas një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve. Ky aksident ka tronditur shumë njerëz, përfshirë ata që i njohën dhe i donin.
Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e të afërmve të tij.
Në një status në Facebook, ai shkruan: “Petrit Florini, djali i tezes time me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne! U prehshin në paqe Petrit dhe Elona!”


