Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë të bllokuar në Izrael i kemi udhëzuar të futen në strehimore

Aktualitet

Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë të bllokuar në Izrael i kemi

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe konfirmon për Report Tv se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen të bllokuar në Izrael, teksa SHBA dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj Iranit.

Teherani i është kundërpërgjigjur Izraelit me raketa si dhe ka sulmuar bazat ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në Izrael: 

11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt.

Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake.

Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë.

ME TE LEXUARAT