Moti i keq në Tiranë, të paktën 20 persona të lënduar paraqiten në spital
Lajmifundit
/
30 Gusht 2025, 15:35
Aktualitet
Prej orës 11:00 të paradites së sotme, 30 gusht, si pasoje e motit te keq, mesohet se 20 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Vetëm dhjetë prej tyre ndodhen ende në ambientet e spitalit, megjithatë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shumë prej të lënduarve kanë pësuar dëmtime si pasojë e pemëve të rrëzuara dhe objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era e fortë.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe ndjekje të situatës nga qytetarët për shkak të kushteve atmosferike të rënda.