Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, udhëheqësit botërorë zbresin në Romë
Në Romë do të mbahet Konferenca vjetore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, me Presidentin Volodymyr Zelenskyy midis udhëheqësve botërorë që marrin pjesë.
I pranishëm në këtë Konferencë është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur pak më parë në kryeqytetin italian.
Gjithashtu midis zyrtarëve të nivelit të lartë në eventin dy-ditor janë kryeministrja italian Giorgia Meloni, Donald Tusk, kryeministri polak Friedrich Merz, kancelari gjerman dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Kjo është konferenca e katërt për rindërtim e Ukrainës, që nga fillimi i luftës në vitin 2002. Zyrtarët do të diskutojnë se si të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi afatgjatë i Ukrainës.
Më shumë se 90 vende dhe 80 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në këtë forum.