Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja
Lajmifundit
/
17 Shtator 2025, 17:51
Aktualitet
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.
“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos.
Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke.
I shprehim falënderimet tona!” shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebbok.
Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi.