“Po tallen me bujarinë tonë”/ Britania nis “luftën” kundër emigrantëve të paligjshëm, ministrja: Do bëj gjithçka…

Bota

“Po tallen me bujarinë tonë”/ Britania nis

Britania e Madhe pritet të nisë një “luftë” të hapur kundër emigracionit të paligjshëm.

Ministrja e brendshme Shabana Mahmood u zotua se do të bëjë gjithçka duhet për të siguruar kufirin e vendit, teksa shtoi se emigrantët po talën me ligjet dhe bujarinë që u është ofruar.

“Do të luftoj për t’i dhënë fund pretendimeve të bezdisshme dhe të minutës së fundit.

Do t’i mbroj me forcë prioritetet e publikut britanik në çdo gjykatë. Dhe do të bëj gjithçka që duhet për të siguruar kufirin tonë.

Emigrantët që vendosin papritur se janë skllevër modernë në prag të largimit të tyre, pasi nuk kanë bërë kurrë një pretendim të tillë më parë, tallen me ligjet tona dhe bujarinë e këtij vendi.”- tha ajo.

Qeveria e kryeministrit Keir Starmer përballet me presion në rritje për të ndaluar gomonet që transportojnë azilkërkues drejt Britanisë.

ME TE LEXUARAT