Evropa në rrezik? Rishfaqet Angela Merkel, paralajmëron sfidat globale dhe disavantazhet e...

Bota

Evropa në rrezik? Rishfaqet Angela Merkel, paralajmëron sfidat globale

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të bashkohet dhe të veprojë më koordinuar, përballë krizave globale, luftërave dhe politikave proteksioniste të SHBA-së nën Donald Trump.

Merkel foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës, duke theksuar se Evropa ka rëndësi të veçantë në skenën gjeopolitike. Ajo shtoi:

“Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet.”

Ish-kancelarja paralajmëroi gjithashtu për disavantazhet e Marrëveshjes së Lisbonës, duke theksuar se ndryshimet e mëdha kërkojnë mbledhjen e Konventës Evropiane, dhe se BE duhet të kujdeset të mos vërë vetën në situatë që të mos mund të veprojë efektivisht.

Merkel nënvizoi nevojën që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të bashkëpunojnë më ngushtë për të përballuar sfidat nga Rusia, Kina dhe politika ndërkombëtare të papritura.

ME TE LEXUARAT