Makina "fluturon" jashtë rruge dhe përmbyset në aksin Tiranë- Elbasan?!
Lajmifundit
/
17 Shtator 2025, 20:59
Aktualitet
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë–Elbasan, në zonën e Dopaj, ku një automjet dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ishte e fortë dhe solli përmbysjen e automjetit, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar me pasoja të rënda. Pasagjerët dhe drejtuesi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit dhe po menaxhohet trafiku në zonë.