Dasma kushtoi 500 mijë euro? Eduart Deda: Cindy Marina vjen nga familje milionerësh, është 50 për qind aksionere....
Dasma madhështore e Genar Topallit dhe Cindy Marinës ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të luksit. Madje është përfolur se ka kushtuar 500 mijë euro.
Vëmendje mori edhe deklarata e Eva Muratit, e cila teksa i kthente përgjigje një ndjekësi në “TikTok” përmendi fondet publike, duke thënë:
“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.
Producenti i njohur, Eduart Deda, ka zbuluar se kjo dasmë nuk ka kushtuar aq sa është përfolur, por ka qenë normale.
I ftuar në “Ftesë në 5”, Deda u shpreh se Cindy Marina vjen nga një familje milionerësh dhe se ajo është 50 për qind aksionere te klubi sportiv i nënës së saj.
“Ku e di ti se kush e ka paguar dasmën? Dasma ka qenë e përbashkët. Cindy Marina vjen nga një familje milionerësh. Babai i saj ka 120 punëtorë që punojnë për të sa i përket kompanisë së transportit.
E ëma ka klubin më të fortë në Los Angeles të volejbollit, që është klub sportiv që bën mbi 2 milionë dollarë të deklaruara në shtet në vit, e aty Cindy është 50 për qind aksionere. Nuk ka ngelur Cindy dhe as familja e saj për lekët e shqiptarëve.
Madje Jozefina, edhe te dasma e vajzës së vet ka qenë shumë e kujdesshme, modeste, se është natyra e vet. Kurse në Amerikë dasmat bëhen pomopoze, të bukura. Kjo dasmë nuk ka qenë aq e kushtueshme sa e kanë bërë, ka qenë normale”, tha Deda.
Më pas ai shtoi se ka qenë ‘dasma më e bukur që kam parë në jetë’:
“Ishin dy njerëz që po shijonin dasmën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të bukurit e dheut të dy, Cindy si yll, Genari dy metër djalë. Çift i mrekullueshëm”.