Kultivonin bimë narkotike, policia vë në pranga dy anëtarë të familjes në kërkim i dyshuari i tretë

Aktualitet

Kultivonin bimë narkotike, policia vë në pranga dy

Sot në qytetin e Krujës janë kapur në flagrancë dy shtetas dhe është shpalluar në kërkim një tjetër, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të 50 bimëve narkotike në dy parcela të ndara në fshatin Larushk.

Përmes operacionit të koduar “Koordinata” Shërbimet e Komisariatit Të Policisë Krujë vunë në pranga 63 vjeçaren me iniciale L.T dhe një shtetas 15 vjeç dhe u shpall në kërkim 47 vjeçari Y.T, të tre familjarë.

Blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 bimë narkotike dhe pjesa tjetër e tyre u asgjesua përmes djegies. Materialet iu referuan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional policor antikanabis “Koordinata”. Gjenden të kultivuara, në dy parcela në fshatin Larushk, 50 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër (familjarë), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasja L. T., 63 vjeçe dhe një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. T., 47 vjeç (familjarë).  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të 50 bimëve narkotike në dy parcela në fshatin Larushk. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT