Lëvizte nëpër fshat i armatosur deri në “dhëmbë”, prangoset Edmond Preçi

Aktualitet

Lëvizte nëpër fshat i armatosur deri në

Edmond Preçi, 28-vjeçari nga fshati Nënshat ka rënë në prangat e Policisë pasi lëvizte i armatosur.

Përmes një njoftimi zyrtar autoritetet bëjnë me dije se në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. 

Lidhur me këtë rast u arrestua i riu banues në fshatin Nënshat. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. 

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.  

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. 

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT