Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

Trending

Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e

"Raiffeisen Bank" ka mbajtur para nga karta e kreditit të një qytetari në datën 10 korrik 2025 pa e njoftuar klientin.

Ky i fundit, denoncoi se gjatë një kontrolli rutinë në panelin e llogarisë, konstatoi se gjendja e kartës së tij të kreditit ishte 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte.

“Disa vite më parë (2022), hapa një kartë krediti tek Raiffeisen Bank, pa i kushtuars humë rëndësi detajeve, pasi më nëvojitej për pagesat online. Pasi nisa ta përdor, konstatova se komisionet e tyre ishin të larta për pagesat nga ajo kartë, ashtu edhe për përdorimin e saj në bankomat për tërheqje. Për këtë arësye, vendosa të mos e përdor më atë kartë, por nuk e mbylla. Mendova me gjithë koston e lartë, ta mbaja të hapur për ndonjë rast që mund të më nevojitej Brenda apo jashtë vendit”, thotë qytetari.

Ai ka dërguar edhe statementin e bankës ku provohet se me kartën e tij të kreditit nuk është kryer asnjë veprim apo transaksion prej janarit 2025 e deri në ditën e sotme, 17 korrik 2025.

Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e
Faksimile e te dhenave te sistemit te bankes per karten e kreditit ne fjale

E megjithatë, gjendja e kartës është 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte!

Si ka ndodhur kjo?!

Vetë banka, ka tërhequr 1 mijë lekë të reja nga karta e kreditit të klientit, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim, në asnjë mënyrë për këtë veprim, që sipas kërkimeve që ai ka kryer, është bërë në datën 10 korrik 2025.

Shtatë ditë më vonë ai konstatoi rastësisht tërheqjen e kësaj shume nga karta e tij e kreditit. Verifikimet e mëtejshme të qytetarit, tregojnë se me shumë gjasë, shuma në fjalë është komision për kartën, por edhe këtu ka një problem.

Vitin e kaluar, sipas vetë panelit të bankës, komisioni është mbajtur në 5 gusht 2024, ndërkohë që këtë vit, banka e ka afruar me një muaj kohën e mbajtjes së komisionit duke e ërë atë kështu nga 1-vjecar në 10 mujor e 25 ditë.

Nëse vazhdohet me logjikën përvetësuese të Raiffeisen Bank, vitin e ardhshëm ata do tja mbajnë qytetarit paratë në qershor, e kështu me radhë, duke afruar me një muaj cdo vit, afatin e tërheqjes së shumës në fjalë, në shkelje të hapur të dispozitave të kontratës e cila parashikon komision vjecar dhe jo mujor për kartën e kreditit, kur ajo nuk është përdorur.

Të dhëna të tjera me interes nga paneli janë edhe fakti se karta e kreditit e qytetarit, ka një interes tmerrësisht të lartë, plot 17 për qind!

Lajmifundit.al ka publikuar së fundi me dokumente zyrtare, raste të abuzimit me kreditë e marra në Raiffeisen Bank, ku janë përdorur dokumente te falsifikuara. Po kështu, dokumentet zyrtare tregojnë gjobitjen e kësaj banke nga drejtoria e tatimeve tri vite radhazi dhe penalizimin e saj nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Këto raste dhe mënyra e veprimit të kësaj banke me kartat, llogarite bankare dhe të drejtat e klientëve, ngrenë pikëpyetje të mëdha për standardet dhe sigurinë e shërbimeve bankare në vend të cilat nuk kanë marrë ende një përgjigje nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT