Zjarri në Drenovë jashtë kontrollit! Flakët përhapen drejt zonës së banuar, kërkohen përforcime
Lajmifundit
/
17 Korrik 2025, 19:35
Aktualitet
Vatra e zjarri në Drenovës në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit gjatë orëve të fundit pavarësisht ndërhyrjes së dy helikopterëve të cilët filluan operimin që nga paraditja.
Sipas informacioneve, flakët, të favorizuara nga era janë përhapur sërish në një sipęrfaqe të gjerë, duke iu afruar jo vetëm puseve të naftës, por po avancojnë drejt zonës së banuar.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, efektivët e ushtrisë dhe të emergjencave civile, janë duke punuar për të mbajtur nën kontroll flakët, ndërsa janë kërkuar përforcime edhe nga qytetet e tjera.