Sipërmarrësit iu zbulua lidhja martesore gjatë koncertit, reagon bashkëshortja e CEO-s!
Një moment i papritur gjatë koncertit të Coldplay në Boston u kthye në skandal publik, pasi “kiss cam” kapi në ekranin gjigant Andy Byron, drejtorin ekzekutiv të kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, teksa përqafohej ngrohtësisht me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të kompanisë.
Cabot mban këtë pozicion prej pak më shumë se nëntë muajsh.Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta dhe kritika të shumta ndaj Byron.
Në video, Byron shihet duke u përpjekur me shpejtësi të fshihet nga kamera sapo kupton që po transmetohej live.
Në mes të polemikave, gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron, duket se ka hequr mbiemrin “Byron” nga rrjetet e saj sociale dhe më pas ka çaktivizuar plotësisht llogarinë.
Megan, e cila ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik, është edukatore dhe aktualisht shërben si Drejtoreshë e Asociuar e Shkollës së Ulët dhe Programit të Pranimeve Hope Graham në Shkollën Bancroft, Massachusetts.