FOTO/ Shfaqet pas shumë vitesh djali sekret i presidentit Vladimir Putin, ja ku fshihet
Foto të reja të "djalit sekret" të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të habitshme me të atin, ndërsa ndjek hapat e nënës së tij atlete. Djali, tani 10 vjeç, është lindur nga e dashura sekrete e presidentit rus, 42-vjeçarja që fitoi medaljen e artë olimpike në gjimnastikë ritmike, Alina Kabaeva.
Imazhe të reja tregojnë djalin e Putinit në një seancë stërvitore në qershor 2025 në Valdai, atje ku presidenti rus ka pallatin e tij të dashur. Foto të tjera të Ivanit në u zbuluan nga kanali antiqeveritar i Telegramit VChK-OGPU, i cili në prill publikoi fotot e para të një fëmije që e quajti "djali më i vetmuar në Rusi". Krahas fotove, Kanali shkroi: Ivani është në një grup djemsh.
Ai po merrte pjesë në një performancë të quajtur ‘Lezginka’ në një festival të organizuar nga nëna e tij. Ivani nuk është një djalë i zakonshëm. Gjatë shfaqjeve, seancave stërvitore dhe ngjarjeve të tjera që zhvillohen brenda, ai ka tetë persona në ekip që e shoqërojnë kudo.
Nëna e tij, Alina Kabaeva, drejton një akademi gjimnastike dhe është përgjegjëse për stërvitjen në Valdai. Kanali raportoi se Ivani nuk duket se ka marrë pjesë në “evente masive” që nga viti 2023, por ai ende shfaqet në fotot e ekipit të tij. Ivani ka një vëlla më të vogël, Vladimir Junior, tani pesë vjeç, i cili ende nuk është fotografuar