Pronari i kompanisë së njohur 'kapet' në afrimitet me vartësen e Burimeve Njerëzore
Gjatë koncertit të Coldplay në Boston, publiku u bë dëshmitar i një momenti që nuk ishte në program. Kamera e transmetimit live fokusoi Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, në një moment tepër romantik me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.
Në pamje të parë, thjesht një çast romantik, por problemi ishte se Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët, sipas raportimeve të mediave, ndodheshin në shtëpi atë natë.
Skena u shfaq në ekranin gjigant të koncertit dhe nuk i shpëtoi as syrit të Chris Martin, këngëtarit të Coldplay, i cili komentoi me ironi. “Shikoni këta të dy… Ose janë në një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm".
Reagimet flisnin vetë: Byron u përpoq të fshihej i turpëruar, ndërsa Cabot u largua menjëherë nga kamera. Videoja tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.