Lotina dhe Mozzik ndajnë momente të ëmbla me “të voglin” e tyre

Showbiz

Lotina dhe Mozzik ndajnë momente të ëmbla me “të

Lotina Haziri dhe Mozzik po shijojnë një periudhë të bukur në lidhjen e tyre, që tashmë duket më e fortë se kurrë. Çifti i njohur, të cilët shpesh ndajnë momente intime në rrjete sociale, kanë ndarë së fundmi edhe një anëtar të ri të familjes së tyre.

Në një postim në “Instastory”, Lotina ka publikuar një foto ku shfaqet krah për krah me Mozzik dhe qenushin e tyre të vogël, të cilin ajo e quan me përkëdheli: “foshnja jonë”.

“Unë. Burri im dhe foshnja jonë – njihuni me Zeron”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos, duke i emocionuar ndjekësit me këtë moment të ëmbël familjar.

Lotina dhe Mozzik ndajnë momente të ëmbla me “të

Mesa duket, lidhja mes Lotinës dhe Mozzik jo vetëm që po ecën me hapa të qëndrueshëm, por tashmë ka nisur edhe me ndarjen e përgjegjësive për “prindërimin” e vogëlushit të tyre me katër putra.

 

ME TE LEXUARAT