Safet Gjicin e përndjekin ende problemet! Gjyakata i çon zarfin me gjobën 1 mln lekë për…

Politikë

Safet Gjicin e përndjekin ende problemet! Gjyakata i çon zarfin me

Edhe pse i ndodhur pas hekurave për shkak të një skandali me video, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, nuk i ka shpëtuar “faturave” të prapambetura. KQZ e ka paditur atë në Gjykatën Administrative për mosshlyerjen e një gjobe prej 100 mijë lekësh të reja (1 milion lekë të vjetër), duke vendosur si adresë zyrtare të tij burgun e Durrësit, ku ndodhej i paraburgosur.

Gjykata nuk e pranoi si justifikim faktin që Gjici ishte në qeli dhe miratoi urdhrin ekzekutiv që lejon përmbarimin të bllokojë pasuritë e tij, duke i kaluar paratë tek KQZ.

Gjobën prej 100 mijë lekësh Gjici e kishte marrë në maj të vitit 2023, pasi u kap duke zhvilluar takime elektorale në oborret e dy shkollave 9-vjeçare, duke shfrytëzuar burime publike për fushatë. Për këto aktivitete u gjobitën edhe drejtorët e shkollave me nga 2500 lekë secili.

Pas dënimit me burg, Gjici nuk e shlyeu detyrimin financiar. Në maj të këtij viti ai kaloi nga burgu në arrest shtëpie, por në qershor gjykata miratoi urdhrin që detyron përmbaruesit të bllokojnë pasuritë e tij. Megjithatë, vendimi për ekzekutimin e gjobës u dërgua në burgun ku ai nuk ndodhej më, dhe jo në adresën e tij të re në arrest shtëpie.

Pavarësisht kësaj, procedura përmbarimore ka vijuar dhe Gjici do të duhet të paguajë gjobën e vendosur nga KQZ.

 

ME TE LEXUARAT