Rama me përfaqësues të teknologjisë: Krijoni qeverinë me IA dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

Politikë

Rama me përfaqësues të teknologjisë: Krijoni qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e bashkëbisedimit pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat.

Rama tha se u dakordësua që me koordinimin e shoqatës të gjithë përfaqësuesit e teknologjisë të ofrojnë draft programin e IA Albania 2030, ku do të jetë Shqipëria me IA në 2030, për ta prezantuar, diskutuar dhe për ta marrë për ta çuar në parlament dhe për ta kthyer në program pune të qeverisë. 

Tjetra që kemi rënë dakord, do kemi një Kuvend të përbashkët, forum, të paktën 1 herë në 4 muaj për të gjithë problematikat dhe për risitë e sektorit dhe gjithë piketat që duhen ndryshuar, apo shtuar. Nga ana jonë ministrja e shtetit për sipërmarrjen, ministri për ekonominë, kulturën dhe inovacionin, ministrja e arsimit do angazhohen për të hartuar marrëveshjen mes qeverisë dhe sektorit tuaj.

Duhet të hapim një kapitull të ri, duhet të keni akses në gjithë strukturat e qeverisë për të pasur bazën e të dhënave për të ndërtuar proceset. Ramë dakord, që me koordinimin e shoqatës të gjithë ju që jeni këtu dhe ata në sektor të na ofrojnë draft programin e IA Albania 2030, ku do të jetë Shqipëria me IA në 2030, për ta prezantuar, diskutuar dhe për ta marrë për ta çuar në parlament dhe për ta kthyer në program pune të qeverisë, me ju. 

Shtoj këtu se ministrin e shtetit për IA do e zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini të krijoni ministrin me IA do jetë hapi i parë historik ku Shqipëria do ketë ministra dhe kryeministër me IA. Do punoj IA dhe të gjithë ne tjerët do bëjmë muhabet për politikën", tha Rama.

ME TE LEXUARAT