Rama jep lajmin: Do të krijojmë kabienet qeveritar për Inteligjencën Artificiale! Ja si do të funksionojë

Aktualitet

Rama jep lajmin: Do të krijojmë kabienet qeveritar për

Pasi e artikuloi fillimisht idenë e një kabineti qeveritar me Inteligjencë Artificiale, Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani.Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se në kabinet do të ketë edhe një ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur. Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë Artificiale, çka do të shënojë moment historik.

“Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë. Shtoj këtu se ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj.

Nëse do arrini dot të krijoni një model të Inteligjencës Artificiale që të zgjedhi ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra dhe me Kryeministrin me Inteligjencë Artificiale.

Aty pastaj do kalojmë në nivel tjetër, se do punojë IA dhe ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën, pa pasur mundësi që të marrim asnjë vendim”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT