“Dajua do ta paguajë shtrenjtë”/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Politikë

“Dajua do ta paguajë shtrenjtë”/ Reagon partia e Lapajt:

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër kodet e qytetit të Torontos në Kanada.

“O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo.Do të kushtojë jashtë mase rëndë. Ne nuk do ta lëmë kurrë, por kurrë, Adriatikun vetëm.

Adriatiku prapa ka një ushtri të tërë. Por ti me ato nënrrogozet e tua, bashkë me atë dajo p.dh motrën, që do ta gjejë se ska ku në p.dh motrës së vejë, ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se të besuam, por dolët shumë të pabesë.”, thuhet në mesazhin zanor dërguar Endri Shabanit në whatsap. Pas publikimit të audios në rrjetet sociale ka reaguar lëvizja “Shqipëria Bëhet” e cila thotë se distancohet nga gjuha e dhunës, fyese e kërcënuese.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi”, thuhet në reagimin e partisë së Adriatik Lapaj.

Në reagim thuhet se sa i takon çështjes së mandatit për të cilën janë përplasur ditët e fundit dy ish-bashkëkryetarët e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, partia e Lapaj thotë se nuk po i shmangen përgjegjësisë, por po bëjnë çdo përpjekje të ndershme për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Më pas, “Shqipëria Bëhet” thotë se po kërkon thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

“Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë. Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore”, thuhet në reagimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

ME TE LEXUARAT