Produkte salmoni të infektuar nga Serbia po konsumohen prej muajsh në Shqipëri, ndërsa AKU hesht dhe rrezikon jetën e qytetarëve

Aktualitet

Produkte salmoni të infektuar nga Serbia po konsumohen prej muajsh në

Prej qershorit, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar salmon të tymosur të infektuar me bakterin vdekjeprurës Listeria monocytogenes, i importuar nga Serbia dhe i shpërndarë në supermarkete pa asnjë paralajmërim të qartë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Ky bakter shkakton infeksione serioze, veçanërisht të rrezikshme për gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur.

Për import janë raportuar mbi 1,000 pako salmoni me data skadence në korrik 2025, shumica e të cilave janë konsumuar para se të merreshin masa për tërheqjen nga tregu. AKU nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për qytetarët, duke shmangur përgjegjësitë ligjore dhe duke rrezikuar shëndetin publik.

Ky rast nuk është i izoluar. AKU është përfshirë në një varg skandalesh të tjera, përfshirë helmime nga salmonela, praninë e pesticideve kancerogjene në ushqime, parazitë në produkte dhe mungesë kontrolli rigoroze në zinxhirin ushqimor. Megjithë këto, askush nuk është ndëshkuar, asnjë kompani nuk është mbyllur dhe institucionet mbeten të heshtura.

Kjo situatë përbën një krim të organizuar kundër shëndetit publik. Nevojitet ndërhyrje urgjente nga SPAK dhe institucionet përkatëse për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit, nga fermerët e importuesit deri te inspektorët dhe drejtuesit e AKU-së. Nëse nuk ndërmerren masa tani, do të jetë shumë vonë për të parandaluar pasojat shkatërruese të këtij abuzimi sistematik.

ME TE LEXUARAT