“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!” – Avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem nëse një i burgosur takohet me një eskortë. Sipas tij, kjo nuk është aspak e paligjshme, veçanërisht nëse i dënuari është beqar.
Në një intervistë për gazetaren Pranvera Borakaj, Cakrani hodhi dritë mbi realitetin tronditës të burgjeve shqiptare: mungesë ushqimi, mbipopullim, mungesë arsimimi dhe korrupsion i përhapur në çdo cep të sistemit. “Të dënuarit nuk marrin ditët e tyre nëse nuk paguajnë juristët. Ç’është kjo drejtësi?” – u shpreh ai.
Lidhur me klientin e tij, Ilir Meta, Cakrani tha se nuk di nëse i është bërë kontroll blic, por shtoi me ironi: “Metën e trajtojnë si të panjohur, edhe sikur ta kenë kontrolluar, nuk do çuditesha.”
Ai gjithashtu sqaroi se Meta rri i izoluar në qelinë e tij, ushqehet me produkte që i sjellin familjarët dhe ka të drejtë për 4 takime në muaj, ndonëse edhe këto, sipas avokatit, manipulohen nga administrata për qëllime të tjera.
Në fund, Cakrani ishte i prerë: “Në vend që të merremi me hallet e të burgosurve, merremi me Laert Haxhiun dhe ç’vajzë e ka vizituar. Mjaft me hipokrizi.”