Obama i jep fund zërave për divorc: “Jemi ende bashkë, më të fortë se kurrë”
Pas muajsh të tërë spekulimesh për një krizë në martesën e tyre, Barack dhe Michelle Obama kanë reaguar publikisht, duke e bërë të qartë se lidhja e tyre është ende solide.
Gjatë një episodi të fundit të podcast-it “IMO”, të drejtuar nga Michelle dhe vëllai i saj Craig Robinson, çifti nuk e anashkaloi çështjen. Mes batutave dhe sinqeritetit, ish-presidenti amerikan tha: “Më mori prapë mbrapsht! Kishim disa momente të vështira, por kaluan.” Ndërsa Michelle shtoi me të qeshur: “Ah po, thashethemet!”
Ish-Zonja e Parë theksoi se pas gati 33 vitesh martesë, nuk ka pasur asnjëherë një moment ku ka menduar të largohet nga burri i saj. “Kemi kaluar sfida, por edhe shumë momente të bukura. Unë jam bërë njeri më i mirë falë tij,” tha ajo.
Barack u shpreh se shpesh nuk është në dijeni të lajmeve që qarkullojnë për ta dhe mbetet i habitur kur i përmend ndokush. Ndërkohë, Michelle shtoi se tani, kur vajzat janë rritur dhe jetojnë më vete, ajo po përjeton një ndjenjë çlirimi dhe lirie personale.
Me këtë paraqitje publike, çifti i njohur i dha fund njëherë e mirë thashethemeve për ndarje, duke treguar se dashuria e tyre ka mbijetuar kohën dhe sfidat.