Vëllezërit e mbytur në lumin Shkumbin, i afërmi i familjes Bica tregon detaje: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë

Aktualitet

Vëllezërit e mbytur në lumin Shkumbin, i afërmi i familjes

Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite.

Ai u shpreh se ka tentuat t’i jepte ndihmën e parë njërit prej fëmijëve duke i bërë frymëmarrje artificiale, por i mituri nuk ka dhënë asnjë reagim.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai në News24.

Ndërkohë në vendngjarje janë parë edhe fqinjët e familjes Bica, të cilët janë shprehur tejet të shokuar nga ngjarja.

 “Ngushëllime familjes, i kam fshatarët e mi. E mora vesh ngjarjen dhe erdha këtu, erdha t’i mbledh bagëtitë. Më bagëti kanë qenë këtej. Fatkeqësi e madhe, më tronditëse nuk ka më”, tha njëri prej fqinjëve.

ME TE LEXUARAT