Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama?! Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

Showbiz

Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama?! Ja kush ka fituar më

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë javë bazuar edhe zhvillimeve të fundit. Kanë fituar apo kanë humbur më shumë ndjekës brenda kësaj jave?! Le të shohim renditjen më poshtë…Artisti i njohur Gjesti një javë më parë numëronte 607 mijë ndjekës dhe tani ka 605 mijë ndjekës, kjo e rendit atë në vendin e fundit. Gjatë kësaj jave ai ka humbur 2 mijë ndjekës.

Më pas kemi Egli Takon, ish-finalisten e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” që nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Ajo vazhdon të ketë po 371 ndjekës. Në vendin e tretë këtë javë është Franceska Murati, e cila gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Në rrjetin e saj social vazhdon të ketë po 151K.

Në vend të dytë në “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk ka pasur një ndryshim të numrit të ndjekësve nga java e kaluar me 637 mijë ndjekës.

Në vend të parë për këtë javë është Sara Hoxha, e cila ka fituar plot 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 590K, tani ajo ka shkuar në 593K në Instagramin e saj.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT