“Liri për krerët e UÇK-së!”/ Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej, mijëra shqiptarë protestuan në mbrojtje të luftës për çlirimin e Kosovës
Lajmifundit
/
17 Tetor 2025, 18:34
Aktualitet
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protesta përfshiu fjalime të zjarrta dhe në solidarizim me luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, si dhe këngë me motive kombëtare nga artistë si Arif Vladi e Shkurte Fejza.
Sakaq, tubimi zgjati për rreth më shumë se një orë, ndërsa pritet që një protestë e ngjashme të mbahet edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.