Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

Aktualitet

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Kukësit, pasi u kap me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Arka", në pranga ka rënë Kadri Peposhi, banues në fshatin Lusen.

Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Njoftimi: 

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”.

Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT